75 Mall Live Search
21:13 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Klubi sllovak “joshet” nga talenti i Feronikelit, duan transferimin e tij

Klubet kosovare nga viti në vit po vazhdojnë të prodhojnë super talenta që po marrin vëmendjen e ekipeve evropiane.

Një nga lojtarët që është spikatur këtë sezon është talenti i Feronikelit, Sokol Kiqina.

Indeksonline mëson që klubi sllovak, FK Pohronie ka shprehur interesim serioz për sulmuesin e ekipit nga Drenasi.

19 vjeçari përveç klubit sllovak ka tërhequr vëmendjen e klubeve edhe nga Kosova dhe Shqipëria./Indeksonline/