Klubi spanjoll shkarkon trajneri vetëm pas dy muajve

Skuadra spanjolle, Villareal ka shkarkuar trajnerin Jose Rojo Martin Pacheta.
Shkarkimi i tij vie pas rezultatetve të dobëta në La Liga, shkruan IndeksOnline.
Pacheta morri drejtimin e Villarelit gjatë muajit shtator të këtij viti, ku në dymbëdhjetë ndeshje në krye të klubit spanjoll, ka shënuar pesë fitore, tre barazime dhe katër humbje.
“Klubi dëshiron ta falënderojë atë, si dhe stafin e tij teknik, për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe përfshirjen e tij gjatë kohës së tij në klub dhe i uron fat në të ardhmen e tij profesionale.”, thuhet në komunikatën e klubit.
Villareal gjatë fundjavës do të përballet me Atletico Madridin, ku skuadrën do ta udhëheq drejtori sportiv, Miguel Angel Tena./IndeksOnline/