Klubi turk refuzoi bashkëpunimin me Chelsean?
Skuadra turke, Altinordu ka refuzuar një bashkëpunim me klubin e njohur nga Premierliga, Chelsea.
Sipas teknikut, Huseyin Eroglu – Chelsea iu është ofruar klubit turk për një bashkëpunim, por ka marr një “JO” të madhe, transmeton IndeksOnline.
“Kemi shpenzuar shumë para në infrastrukturë. Kemi një sistem të qartë, dhe ky sistem do të vazhdojë edhe nëse do të arrijmë Superligën. Natyrisht se futbollistët janë të panjohur. Por, një klub i madh nga Premierliga, Chelsea kërkoi bashkëpunim duke kërkuar portierin, Berke Ozer – i cili e dëshironte shumë klubin nga Anglia. Chelsea u shpreh e gatshme të jepte edhe futbollistë. Por unë isha i drejtpërdrejt dhe u thash JO. Ne nuk marrim futbollist të huaj”, ka thënë Huseyin.
Altinordu është një skuadër e re që në përbërje ka futbollistë turk të panjohur, por me paraqitjet e tyre kanë bërë që shumë klube të interesohen për talentët.
Madje përvec Chelseat, për portierin 17-vjeçar, Berke është interesuar edhe Manchester City./IndeksOnline/