17:54 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Klubit më të vjetër në Kosovë i largohet investitori, lojtarët bojkotojnë ndeshjen e radhës


Klubi që ka një traditë të gjatë në futbollin kosovar, Vëllaznimi sot po përballet me një krizë të vërtetë finaciare.

Gjakovarët zhvillojnë aktivitetin e tyre në Ligën e parë të Kosovë, por shqetësimi i tyre kryesor është mungesa e donatorëve, shkruan IndeksOnline

Përmes një postimi në “Facebook”, skuadra nga qyteti i kulturës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me largimin e investitorit, si dhe paralajmërimin nga futbollistët dhe stafi që do ta bojkotojnë ndeshjen e radhës.