09:44 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / L K

Kluivert s’është më trajner i skuadrës së Arbër Zenelit, pozitën pritet ta merr ish-Topi i Artë

Përvojës së Patrick Kluivert në krye të skuadrës turke, Adana Demirspor, i vjen fundi. Humbja ndaj Samsunsporit (2-3), të dielën, vulosi fatin e trajnerit holandez, i cili ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Në detyrë që prej muajit korrik, ish-drejtori i futbollit të PSG-së pati përvojën e tij të parë në stolin e një klubi në Turqi.

“Me marrëveshje të dyanshme u ndamë nga trajneri ynë, z. Patrick Kluivert. Dëshirojmë të falënderojmë zotin Kluivert dhe stafin e tij për atë që i kanë sjellë klubit tonë dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, ka zyrtarizuar klubi në një njoftim për shtypin.

“Gazzetta dello Sport”, shkruan se në “pole” për të marrë vendin e lënë bosh nga Kluivert është Fabio Cannavaro.