75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

KMDLNJ-ja dënon dëmtimin e pllakës së varrezave protestante, në Gjilan

KMDLNJ-ja ka dënuar ashpër dëmtimin e pllakës që shënonte vend varrezat e besimtarëve të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës në komunën e Gjilanit.

KMDLNJ-ja përkujton opinionin se Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës deri më tani ka hasur në vështirësi në disa komuna për sigurimin e lokacionit për varrezat e që KMDLNJ-ja disa herë ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta sikur edhe ka kërkuar nga autoritetet të sigurohet një lokacion për varreza.

Duke e dënuar këtë rast si shkelje të të drejtave të njeriut përmes presionit në zbatim jo diskriminues të të drejtave dhe lirive fetare, KMDLNJ-ja kërkon hetim të shpejtë dhe vënie para organeve të drejtësisë të atyre që iu dëshmohet përgjegjësia për këtë akt të shëmtuar.