75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

KMDLNJ-ja dhe UP “Hasan Prishtina” me marrëveshje bashkëpunimi

KMDLNJ-ja dhe UP “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet që KMDLNJ-ja të marrë në punë praktike studentë të UP-së çdo tre muaj.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe drejtori i KMDLNJ –së, Behxhet Shala.

Studentët që do të jenë pjesë e punës praktike në KMDLNJ sipas kësaj marrëveshjeje do të jenë nga Fakulteti Juridik, Filologjik,  Filozofik dhe  fakulteteve të tjera.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ-ja, përmes një komisioni të përbashkët, e bëjnë përzgjedhjen e studentëve çdo tre muaj.

Me rastin e përzgjedhjes së studentëve për punë praktike vullnetare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ-ja do të marrin parasysh notën mesatare të studentëve.

Angazhimi në punë praktike është vullnetar. Në fund të periudhës së angazhimit, KMDLNJ-ja bën vlerësimin e punës së praktikantëve dhe bazuar në këtë vlerësim lëshon certifikatë për punën praktike të kryer nga studentët.