75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / G T

Knicks fitojnë në sekondat e fundit, i afrohen titullit në NBA

Skuadra e New York Knicks ka shënuar fitore të jashtëzakonshme ndaj San Antonio Spurs, në ndeshjen e katërt të play-offit.

Knicks shënuan fitore në sekondat e fundit të ndeshjes me rezultatin 107:106, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Brunson, me 36 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Kurse më i miri te Spurs, ishte Wembanyam me 24 pikë, 13 kërcime dhe një asist.

Kujtojmë që Knicks janë duke kryesuar me rezultatin 3:1 dhe janë shumë pranë titullit kampion të këtij sezoni./Indeksonline/