KNKK-ja dhe regjisori Hysaj bashkohen për ta realizuar një shfaqje për Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve
KNKK-ja dhe regjisori Hysaj bashkohen për ta realizuar shfaqjen teatrale që e paraqet agoninë e familjarëve të atyre që janë të zhdukur qe 20 vjet
Prishtinë (KNKK) – Shfaqja teatrale “Shkamat”, në regji të regjisorit të njohur kosovar, z. Fadil Hysajt dhe me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK-së), u shfaq para një audience të përzgjedhur dje, në prag të Ditës Ndërkombëtar të të Zhdukurve. Audiencën e përbënin politikanë e diplomatë të nivelit më të lartë, familjarë të atyre që janë zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe anëtarët e familjes së Kryqit të Kuq.
Shfaqja e paraqiti, nga një këndvështrim unik, jetën e një çifti të martuar që orvatet të përballet me realitetin e hidhur të të birit të tyre të zhdukur.
Duke iu drejtuar audiencës para shfaqjes, Shefi i Misionit të KNKK-së në Prishtinë, z. Agim Gashi, tha: “Ju kemi ftuar këto sot që t’i jetojmë – nëpërmjet aktorëve që do të aktrojnë në këtë skenë sonte – jetët e atyre nënave që ende refuzojnë të pranojnë se bijtë dhe bijat, burrat dhe vëllezërit apo motrat e tyre mund të mos kthehen dhe jetët e atyre burrave që po e investojnë tërë qenien e tyre për t’i ngushëlluar ato, dhe vetveten.”
Më shumë se 6000
njerëz i janë raportuar KNKK-së si të zhdukur si rrjedhojë e konfliktit të
armatosur të viteve 1998–1999 në Kosovë. Procesi i kërkimit ka sjellë
rezultate, të cilat ua kanë mundësuar familjarëve të më shumë se 4400 njerëzve
që të gjejnë ngushëllim, por kjo i ngushëllon pak 1653 familje që ende jetojnë
në paqartësi.
Sipas së drejtës
ndërkombëtare humanitare, ish-palët në konflikt e bartin përgjegjësinë kryesore
për të ofruar informata për fatin dhe vendndodhjen e njerëzve që janë zhdukur
në territoret që janë nën kontrollin e tyre. I njëjti ligj e mbron të drejtën e
patjetërsueshme të familjarëve për të ditur për fatin e të dashurve të tyre të
zhdukur.