Koala refuzon të largohet nga vetura me ajër të kondicionuar
Një koalë i ka shkaktuar problem një australiani. Ai mbeti i habitur kur koala refuzonte të largohej nga makina e tij, transmeton Indeksonline.
Tim Withrow regjistroi momentin kur u kthye në makinën e tij dhe e gjeti koalën së bashku me qenin e tij në veturë.
Withrow ka lënë dyer e veturës së tij të hapura në mënyrë që qeni të mund të hynte e të dilte jashtë, gjatë ditës kur në Australinë e Jugut, temperaturat atë ditë arritën rreth 80 gradë.
Pas një përpjekje të gjatë, Withrow më në fund arriti që të largonte kafshën e lezetshme nga vetura. /Indeksonline/

