Koalicion me PDK-në e AAK-në? Flet kryetari i Fushë- Kosovës nga Vetëvendosje
Dje është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Fushë-Kosovës.
Mirëpo kjo është mohuar nga vetë Prebreza në një prononcim për Indeksonlinen.
Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që VV-ja dhe PDK-ja kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
‘’Jo more çfarë PDK-je, nuk kemi koalicion me PDK-në, ne kemi marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe PDAK-në, një drejtori e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që tashmë veçse është emëruar’’, ka thënë Prebreza për Indeksonlinen.
Theksojmë se votimet e fundit shënuan një kthesë historike për këtë komunë. Valon Prebeza i LVV-së arriti ts përmbysë dominimin shumëvjeçar të LDK-së./Indeksonline/

