13:13 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Koalicioni AAK – PSD gati për tubimin madhështor

Sot në Prishtinë, koalicioni AAK-PSD ka planifikuar një tubim madhështor.

Në këtë tubim, përveç tjerash, do të bëhet zyrtarisht nominimi i Ramush Haradinajt për Kryeministër.

Gjithashtu, do të prezantohet programi politik si dhe kandidatët për deputet të këtij koalicioni.

Tubimi do të fillojë nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.