Koalicioni AAK-VV në Junik, reagon Ruzhdi Shehu: Me 9 nëntor fitoj me 700 vota diferencë
Ruzhdi Shehu i është kundërpërgjigjur koalicionit AAK-VV në Junik, duke përmendur punët e realizuara sot.
Duke treguar asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj dhe punimet në rrugën e Bjeshkës, Shehu uroi koalicionin e arritur, shkruan IndeksOnline.
“Në këtë mënyrë me 9 nëntor humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota” u shpreh Shehu.
Tutje, ai tha se koalicioni i tij është me qytetarët e Junikut.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj. Po ashtu kemi zhvilluar disa punime edhe në rrugën e Bjeshkës.
Shfrytëzojmë rastin të urojmë Gllogjanin për koalicionin e arritur në mes të VV dhe AAK në Junik. Në këtë mënyrë me 9 nëntor humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota.
Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut. Prandaj ne do të vazhdojmë me punën dhe projektet për të mirën e Junikut.

