Koalicioni i LVV-së me Xhafer Tahirin, reagon Sylejman Meholli

Sylejman Meholli, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, ka reaguar pas koalicionit të arritur me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Meholli me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se do ta sjellin ndryshimin më 9 nëntor, sikurse kishin bërë në qeverisjen lokale të vitit 2017.
Postimi i plotë:
Bashkë për Vushtrrinë!
Përtej çfarëdo dallimi sot kemi lidhur koalicionin e fitores në Vushtrri me LDK-në – Dega në Vushtrri e drejtuar nga kryetari i saj z. Xhafer Tahiri dhe në mbështetje të plotë të kësaj marrëveshje nga kryeministri z. Albin Kurti!
Bashkë e kemi ndryshuar qeverisjen në vitin 2017 e bashkë do ta ndryshojmë edhe më 9 nëntor 2025!
Vushtrria ka nevojë për ndryshim të kursit qeverisës për t’ia kthyer qeverisjen qytetarit, qytetit zhvillimin, e qytetarëve mirëqenien pa dallim.
Dua të falënderoj nga zemra strukturat e LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri, në veçanti z. Tahiri, për gjenerozitetin dhe gatishmërinë plot vullnet për t’u bërë bashkë për fitoren e madhe në Vushtrri!
Nuk ka forcë që e ndalon fitoren tonë të përbashkët në Vushtrri!
Urime, na priftë e mbara!
Zoti e bekoftë Vushtrrinë!
Dr. Sylejman Meholli./Indeksonline/