Koalicioni i mundshëm VV-LDK, flet Agim Veliu

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po mund të merren vesh për koalicion bashkëqeverisës.
Albin Kurti e Isa Mustafa, me stafin e tyre, janë takuar me dhjetëra herë në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen, mirëpo ajo nuk ka ndodhur ende.
Pas takimit të djeshëm, zyrtarët e të dyja partive thanë se ka lëvizje drejt marrëveshjes, mirëpo deri tani nuk ka asgjë të sigurt se ajo mund të nënshkruhet.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë sot për IndeksOnlinen se krejt çka është e sigurt, është se sot do të këtë sërish bisedime.
Ai nuk ka dashur të komentonte më tepër rreth bisedimeve derisa sot pasdite ekipet e të dyja partive do të takohen sërish në Kuvend.
Ndryshe edhe pse afati prej 48- orësh i caktuar nga presidenti për liderin e VV-së që ta propozonte kandidatin për kryeministër, ka skaduar mbrëmë, nga Presidenca ende nuk kemi asnjë vendim./IndeksOnline/