Koalicioni për Familje: Angazhimi për Familjen është Angazhimi për Të Ardhmen

Sonte, një tubim madhështor u mbajt në Lipjan, ku koalicioni për familje bashkoi qytetarë për të mbështetur një program që synon forcimin e familjes dhe zhvillimin e shoqërisë.
Me praninë e liderëve të koalicionit, Eman Rrahmanit, Selim Pacollit, Ferid Aganit, Fatmir Smajli dhe deputetit Korenica, ngjarja theksoi angazhimin e koalicionit për të përmirësuar kushte jetese dhe mundësi për çdo familje të Kosovës.
Kandidati për deputet nga Komuna e Lipjanit, Bekim Kozhani, u prezantua për herë të parë për publikun.
Në fjalimet e liderëve, ata theksuan se koalicioni ka hartuar 7 zotime konkrete për të realizuar përmirësime të mëdha për familjet kosovare, duke sjellë mundësi të reja dhe mbështetje për gjithe qytetaret.
“Familja është shtylla kryesore e shoqërisë dhe çdo politikë e propozuar nga ne është e fokusuar në përmirësimin e kushteve për çdo familje”, u shprehën liderët e koalicionit gjatë ngjarjes.
Ky tubim është një dëshmi e fortë e mbështetjes dhe angazhimit të koalicionit për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese për çdo familje kosovare./Indeksonline/