75 Mall Live Search
16:37 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Z S

Koalicioni për familje del në teren, vizitojnë një fabrikë të barnave

Drejtuesit e koalicionit për familjen, sot në vazhdën e takimeve me fabrikat e vendit, vizituan fabrikën e barnave Trepharm në Fushë Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me Drejtorin Mergim Prishtina dhe diskutuan për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të industrisë farmaceutike në Kosovë dhe për rëndësinë e mbështetjes së sektorëve prodhues për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ky takim ishte pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e lidhjeve mes industrisë dhe politikave mbështetëse për familjet./Indeksonline/