75 Mall Live Search
13:01 / E Enjte, 30 Janar 2025 / MSH

Koalicioni për Familjen viziton kompaninë inovative në Lebanë

Liderët e koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompaninë e njohur “M-Technology”, një nga eksportuesit kryesorë të vendit.

Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, Rrustem Pacolli, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë.

Duke vizituar ambientet e prodhimit, liderët panë nga afër proceset moderne dhe standardet e larta të cilësisë që ndjek “M-Technology”.

“Kompanitë si “M-Technology” janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin”, theksoi Eman Rrahmani.

Në përfundim të vizitës, liderët dhe punëtorët u bashkuan në një drekë të përbashkët, ku diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe fuqizimin e brendit “Made in Kosova”.

Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të nxitur iniciativa që forcojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi të reja punësimi.