75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Koalicioni Shqiptar merr 469 vota në Guci

Pos zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi sot  janë mbajtur edhe zgjedhjet lokale në pesë komuna, një ndër to është edhe ajo e Gucisë, transmeton Klan Kosova

Koalicioni Shqiptar atje ka marrë 469 vota, DPS 776 vota, Social Demokratët rreth 500 dhe Partia Boshnjake 242.

Në zgjedhjet parlamentare deri tani atje është duke prirë Lista DPS – “Përcaktuar për Malin e Zi” e Milo Gjukanoviç ka 34.90 përqind apo 143.600 vota dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” e Zdravko Krivokapic ka 32.70 përqind apo 134.300 vota, shkruan televizioni Vijesti.