12:00 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Koalicioni Sloboda viziton vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Rada Trajkoviq e koalicionit Sloboda të Listës Serbe, ka vizituar këtë mëngjes vendin e  vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ajo ka thënë se me këtë veprim koalicioni Sloboda po kërkon, në emër të vetin dhe në emër të të gjithë qytetarëve  një përgjigje përfundimtare se kush e dha urdhrin  për  vrasjen e Ivanoviqit.

“Ne nuk duhet ta lejojmë atë të harrohet, nuk duhet ta lejojmë askënd tjetër të paguajë me jetën e vet për të luftuar pë një shoqëri të organizuar”, shkroi dje koalicioni Sloboda në një deklaratë për media.

Media dhe vëzhguesit e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE e mbuluan këtë vizitë. Një patrullë policie ishte gjithashtu e pranishme në vendngjarje.

Trajkoviqi i kërkoi falje familjes Ivanoviq, duke përmendur refuzimin e saj për të lejuar përdorimin e emrit të Oliver Ivanoviqit në fushatën zgjedhore.

Ndër të tjera Lista Serbe do të fillojë fushatën sot. Ajo do të mbajë një konventë parazgjedhore në Leposaviq këtë pasdite./Indeksonline/