75 Mall Live Search
21:22 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / Z S

Koalicionit për Familje nisin fushatën zgjedhore nga Mitrovica

Sot, në Komunën e Mitrovicës, u zhvillua hapja zyrtare e fushatës së Koalicionit për Familje.

Liderët Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, se bashku me kandidatët për deputetë prezantuan platformat e tyre dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet.

Liderët theksuan rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për zhvillimin ekonomik dhe mbështetje për familjet.

Ata kërkuan mbështetje nga qytetarët e Mitrovicës, duke garantuar punë të palodhshme për një të ardhme më të mirë.

Tubimi tërhoqi shumë qytetarë dhe mbështetës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fushatën elektorale të Koalicionit për Familje./Indeksonline/