21:26 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Koci: Aktakuza e parë pritet të konfirmohet apo hudhet në muajin korrik, kurse e dyta në gusht

Emra të shumtë janë përmendur deri më sot nga Prokuroria Speciale në Hagë, por së fundi kjo Prokurori ka publikuar edhe një propozim-aktakuzë në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

E siç duket ngritja e akuzave do të fillojë shumë shpejtë. Sipas avokatit Arianit Koci, aktakuza e parë pritet të konfirmohet apo hudhet në muajin korrik, kurse e dyta në muajin gusht.

“Pasi dy akuza janë nga Prokuroria në fund të janarit”, tha Koci në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Koci komentoi edhe çështjen e dorëheqjes së presidentit Thaçi.

Sipas Kocit, Thaçi nuk e ka obligim ligjor dorëheqjen, mbetet tek ai të vlerësohet nëse do ta bëjë apo jo.

“Unë mendoj se prej momentit kur është publiku informata është deponu informata ai tash është me duar lidhur të veprojë si president, e patë që dhe prej BE-së u lajmëruan se njëherë do të ngrijnë raportin do t’i ulin komunikimet me presidentin. Ai ka vendos ashtu, obligim ligjor nuk ka pas, dikush mendon se atë ditë është dashur të jap dorëheqje”, tha Koci.

Gjithashtu edhe vetë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se obligim ligjor nuk e ka pasur as ish-kryeministri Ramush Haradinaj e s’e ka as presidenti Thaçi, por se është vendim i secilit veç e veç.

“Nëse të goditet kryeministri me ftesë, edhe Presidenti atëherë roli i bartësve të institucioneve në këtë rast karshi me Serbinë është më i vogël”, tha Selimi./Indeksonline/