75 Mall Live Search
22:15 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Koci: Definitivisht policinë e kemi shumë të mirë dhe të sjellshme!

Avokati kosovar, Arianit Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë fjalë të mira për policinë e vendit tonë.

Ai ka rrëfyer edhe ditën e sotme të tij, e që pjesën më të madhe të saj e kishte kaluar me pjesëtar të policisë.

Nga kjo përvojë dhe ajo çfarë ka parë, sidomos në këto ditë pandemie, kur policët po punojnë më orar të shtuar e duke qenë ballë për ballë më rrezikun, Koci shkruan:

Definitivisht policinë e kemi shumë të mirē dhe të sjellshme.

Sot isha zyrtarisht në Gjakovë dhe pastaj u ktheva në Podujevë.

Tërë dita më shkoj me polic.

Në çdo punkt, policët ishin jashtëzakonisht të sjellshëm dhe profesional.

Shto kësaj faktin që ata janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj infeksionit.

Dikush mundet me thënë që janë sjellë mirë se më njohim.
Gabim!
Çdo herë që jam ndaluar, kam qenë me maskë.

Pasi që e kanë kryer kontrollën, i kam pyetur se a po lodhëm dhe se si i kanë punët.

Ju kam treguar edhe vica me polic:

Tenton me hy një person në bankë.

Polici para derës i thotë: “Ku je nisë pa maskë? Pa e vendosë maskën nuk mundesh me hy në bankë!”

“ O axha polic: po herën e kalume kur hyna me maskë në bankë, e vllaqita burgun 5 vjet… :)”