75 Mall Live Search
15:29 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Koci: Edhe Bosnja është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por është shtet jofunksional

Avokati i njohur, Arianit Koci ka bërë një krahasim në mes të Kosovës që nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara me Bosnja e Hercegovinën.

Në një postim në Facebook, Koci ka shkruar se Bosnja pavarësisht kësaj, është shtet jofunksional.

E për këtë, duke ironizuar, Koci ka pyetur se a thua i kujt është faji për një gjë të tillë.

“Edhe Bosnja është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por është shtet jofunksional. Çka ja u merr mendja, për faj të kujt?”, ka shkruar Koci.

Ai ka ndërlidhur këtë postim me situatën e fundit në vend, ku po kërkohet pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për cka liderët janë takuar disa herë këto ditë. /Indeksonline/