19:09 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Koci: Klienti im i ftuar nga Specialja do të intervistohet në dhomë hoteli!

Avokati Arianit Koci, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një klient i tij është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se i njëjti sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të intervistohet në dhomën e hotelit.

Koci nuk ka treguar se cili klient i tij do të intervistohet, por ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën e intervistimit.

”E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel po e lë përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar avokati Koci.