16:47 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Koci: Kujdes me kartelat e kreditit, cyber kriminelët e kanë rritur aktivitetin

Avokati kosovar, Arianit Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes me kartelat e kreditit nga shitjet online.

Ai ka thënë se në këtë situatë, cyber kriminelët e kanë rritur aktivitetit, derisa kreativiteti dhe qëllimi kriminal i tyre është i pakufishëm, transmeton Indeksonline.

I njëjti ka thënë se nëse bjerni viktimë e këtyre mashtrimeve t’i drejtoheni policisë dhe bankën përkatëse.

Ky është postimi i plotë i avokatit:

Kujdes me kartelat e kreditit

Për shkak të lëvizjes së kufizuar në kohën e koronavirusit covid 19, shitjet përmes internetit – shitjet online, janë rritur jashtëzakonisht shumë.

Në këtë situatë, edhe cyber kriminelët e kanë rritur aktivitetin.
Kreativiteti dhe qellimi kriminal i tyre është i pakufishëm.

Prandaj kujdes, mos bini pre e mashtrimeve të tyrë.

Përndryshe, krimet e kësaj natyre dukshëm jam shtuar këto ditë në Evropë dhe SHBA, dhe besoj që as Kosova nuk është imune nga ky lloj i veprave penale.

Gjatë blerjeve online, potencialisht mund të ndodhin dy veprime kriminale:

– Mund ta paguani mallin, e mos t’ju dërgohet.
Në këtë rast i humbni të hollat.

-Gjatë pagesë së mallit të porositur, mund t’ju vjedhet indentiteti dhe të gjitha shënimet/informatat relevante nga kredi apo debit kartela.

Situata e dytë është shumë më serioze, për shkak se të dhënat e kartelës, mund të keqpërdorën në kontinuitet – derisa nuk të zbulohet keqpërdorimi.

Sidoqoftë, me qëllim që të parandaloni vjedhjen e shënimeve apo të hollave nga kredit-kartela juaj:

– Bleni vetëm prej shitësve të besueshëm online;
-Kontrollojeni online sa më shpesh konton e juaj bankare;
– Mos bini pre e ofertave shumë të volitshme;
– Mos u përgjigjni në email-e të dyshimta;
– Mos i dërgoni shënimet e juaja bankare apo informatat financiare personave që nuk i njihni.

Nëse evetualisht jeni viktimë e cyber krimit, rastin e raportoni menjëherë në Policinë e Kosovës, dhe në bankën që e ka lëshuar kartelën e kreditit.

Përndryshe, sektori që i lufton krimet kibernetike në Policinë e Kosovë, është mirë i trajnuar dhe kompetent.