75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Koci: Martirizimi i Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit ka qenë uvertyra e lirisë sonë

Avokati Arianit Koci ka përkujtuar Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendin, duke theksuar se shin uvertyra e lirisë sonë.

Koci u shpreh i bindur se martirët Kelmendi, pa asnjë dilemë e kishin sakrifikuar veten për kombin dhe shtetin, në çdo kohë, shkruan Indeksonline.

Duke përkujtuar tre të rënët e familjes Kelmendi, Koci theksoi se atyre tashmë iu është bashkuar edhe Nekibe Kelmendi, që stoikisht e përballoi humbjen e tyre, e që lirshëm mund të thuhet se ishte nëna që vazhdoi shtetndërtimin-rrugës së patriotit Bajram Kelmendi.

Postimi i plotë:

Martirët e familjes Kelmendi!

Martirizimi i Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit ka qenë uvertyra e lirisë sonē.

Vdekja e tyre na ka tronditur thellë.

Sidoqoftë, jam i bindur që martirët Kelmendi, pa asnjë dilemë e kishin sakrifikuar vetën për kombin dhe shtetin – në çdo kohë.

Axha Bajram, Kaqë dhe Kushtrim: na mungoni shumë.

Me ju tash është bashkuar edhe tezja Nekibe – nana që stoikisht e përballoi humbjen e juaj. Nana që ka pasur forcë të na ngushēlloj neve, për humbjen e juaj – më të afërmit të saj!

Nana që vazhdoi shtetndërtimin – rrugës së patriotit Bajram Kelmendi.

Sidoqoftë, fakti që liria e jonë ēshtë fituar edhe me sakrificēm tuaj, na lehtëson dhimbjen për juve.

Krenar me ju!