75 Mall Live Search
07:47 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / MSH

Koci: Mund të mbesim në të njëjtën gjendje deri më 2026…

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka paralajmëruar se Kosova mund të mbetet në një ngërç politik deri në prill të vitit 2026, atëherë kur do të përfundojë mandati i presidentes.

Koci shprehu shqetësimin se kjo situatë mund të ketë pasoja shkatërruese për ekonominë e vendit dhe kushte e jetesës për qytetarët.

“Tashmë tingëllon klishe të thuhet që politikanët mendojnë veç për vete dhe po e shkatërrojnë shtetin”, u shpreh Koci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjasat janë reale që deri në prill 2026 – kur skadon mandati i Presidentës – të mbesim në të njëjtën gjendje: pa Kuvend dhe me telashe të mëdha politike.

Ekonomia do të shkatërrohet, populli do të varfërohet edhe më shumë.

Tashmë tingëllon klishe të thuhet që politikanët mendojnë veç për vete dhe po e shkatërrojnë shtetin.

Sidoqoftë…

Nuk i duhet asgjë askujt, në një shtet që nuk funksionon si duhet?

Të gjithë dështojmë!

Prandaj, a mendoni që pas 8 gushtit, duhet ta radikalizoj protestën?