75 Mall Live Search
20:20 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Koci: Natyra e krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë luftës, është e pafalshme, s’bëhet fjalë për amnisti

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se natyra e krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit, është e pafalshme dhe as që bëhet fjalë për amnisti.

Koci tha se natyrisht se nuk do të ketë hakmarrje, por thjeshtë do të insistohet në drejtësi dhe vetëm drejtësi.

Avokati Koci deklaroi se pa drejtësi e rrezikojmë qenien kombëtare dhe se pa drejtësi nuk na duhet as shteti, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Natyra e krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit në Kosovës, është e pafalshme. As që bëhet fjalë për amnisti.

Natyrisht, nuk do të hakmerremi!

Thjesht do të insistojmë në drejtësi dhe vetëm drejtësi – për të gjithë!

Kriminelët në burg – herët a vonë!

Pa drejtësi, e rrezikojmë qenien kombëtare.

Për më tepër, pa drejtësi nuk na duhet as shteti!