75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Koci: Për Thaçin e Veselin nuk vlen afati 48 orësh që të paraqiten para gjykatësit

Avokati Arianit Koci  për IndeksOnline është shprehur i bindur se aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale janë bazuar në të dhëna e raportit të Dcik Martyt, e që janë të falsifikuara.

Koci ka sqaruar se rasti i presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë më ndryshe sesa të arrestuarve të tjerë nga Gjyakata Speciale.

Avokati për IndeksOnline ka thënë se për Thaçin dhe Veselin nuk vlen afati që brenda 48 orëve të orëve të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake.

 “Sa i përket arrestimet e paraqitjes para gjyqtarit. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe rregullit 52 dhe 92 të rregullores së procedurës e provave, nëse një person arrestohet është i obliguar brenda 48 orëve të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake. Prej mediave e kuptuam se z. Jakup Krasniqi është arrestuar. Dhe ai prej momentit kur e ka marrë vendimin e arrestimit, duhet të paraqitet brenda 48 orëve para gjyqtarit të procedurës paraprake. Te rasti i z.Thaçi e z. Veseli këta nuk janë arrestuar, shkojnë vullnetarisht në Hagë, nuk vlen afati 48 orë i arrestimit. Gjykata duhet të veprojë me një prioritet në këto raste, por për ta nuk vlen afati 48 orë si në rastin e z. Krasniqi. Ne kemi informacion se mbi 200 veta janë marrë në cilësi të dëshmitarit apo dyshuarit. Do të vazhdojmë mëtutje, nuk do të ngritën aktakuza ndaj çdo personi të dyshuar, ndaj disave do të pushohen hetimet. Presim aktivitet të shtuar të Prokurorisë. Kanë kaluar pesë vjet ende vetëm tash kanë filluar aktakuzat e para. Është zvarritë shumë puna e prokurorisë, e ka lënë shoqërinë kosovare pezull. Kemi interes të kryhen sa më shpejt procedurat e burrat dhe gratë tanë që janë të dyshuar të lirohen sa më shpejt, e besoj se shumica prej tyre do ta dëshmojnë pafajësinë”, ka thënë Koci.

Kujtojmë se vullnetarisht në Hagë do të shkoj edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi./IndeksOnline/