Koci: Përfshirja e policëve në vepra penale – alarm për shoqërinë

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se arrestimi i një numrit të madh të zyrtarëve policorë te cilët janë përshirë në vepra penale, është alarm për shoqërinë, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se është e domosdoshme që të merren masa për parandalim sa më të hershëm të sjelljeve jo etike dhe korruptive të zyrtarëve policor.
Postimi:
Arrestimi i një numri i madh i zyrtarëve policorë, te cilët janë përshirë ne vepra penale, është alarm për shoqërinë tanë.
Katastrofë!
“E kemi policinë më të mirë në rajon”, sllogani që e përdorim me kënqësi, nuk po del shumë i saktë.
Nga ana tjetër, është shume pozitive qe këto raste nuk po heshtën – nga vetë policët e ndershëm, e që janë shumicë dhe po veprohet me forcën e ligjit kundër të të korruptuarve.
Në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë, për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja, me dhunë, me keqtrajtime apo kërcënime nga vetë policia.
Prandaj është e domosdoshme që të merren masa për parandalim sa më të hershëm të sjelljeve jo etike dhe korruptive të zyrtarëve policorë.
Ne fund te fundit shërbimet cilësore të policisë janë tregues i nivelit te lirisë dhe demokracisë në një vend.