Koci: Personeli mjekësor nga Serbia nuk karantinohen, e një deputeti i kërkohet kjo gjë

Avokati kosovar, Arianit Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka komentuar situatën e ditës së sotme, hyrjen e punonjësve shëndetësor nga Serbia, të cilët nuk do të karantinohen.
Koci ka thënë se nëse të njëjtit nuk futen në karantinë, ndërsa në anë tjetër një deputeti i kërkohet kjo gjë, pastaj po hidhërohemi kur po na thonë që jemi banana republikë!
Ky është postimi i plotë:
Në një anë, shtetas të Serbisë – personel mjekësor, hyjnë në kufi ( nësë është e vërtetë), dhe nuk karantinohen, ndërsa kërkohet të karantinohet deputeti i Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, po ky deputet – ish-ministër i punëve të jashtme, pohon që është i sëmurë (nëse është e vërtetë), mu atëherë kur e kupton se po kërkohet nga ai që të karantinohet kur hyn në Kosovë, si të gjithë tjerët.
Pastaj po hidhërohemi kur po na thonë që jemi banana republikë!