Koci thotë se për t’i shmangur zgjedhjet dhe bllokadat e shpall kandidaturën për president
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet vazhdimisht në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash.
Koci ka thënë se për të shmangur zgjedhjet e reja dhe bllokimin e institucioneve, ofrohet si kundërkandidat i Konjufcës, përkundër se e di se nuk ka gjasa.
“Mos harroni: me këtë raport të forcave, nuk besoj se edhe pas zgjedhjeve të reja do të ketë ndonjë rezultat që do ta ndryshojë esencialisht gjendjen”, ka shkruar ndër të jera Koci.

