Koci: Ulërimat e Kurtit për t’u futur në një kazan me partitë tjera tregojnë frikën e tij
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka komentuar deklaratën e fundit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ky i fundit tha se nuk e mohon një koalicion të mundshëm të gjerë parazgjedhor.
Koci ka shkruar se “ulurimat” e Kurtit tregojnë frikën e tij dhe të partisë ndaj rezultateve të zgjedhjes, përcjellë Indeksonline.
Tutje ai ka shtuar se me këtë veprim Lëvzja Vetëvendosje po tregon se është e pafuqishme.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ulurimat e Albin Kurtit për koalicin parazgjedhor me Ldk-në,
tregojnë ashiqare impotencën politike dhe frikën e tij dhe partisë së tij nga
rezultatet e zgjedhjeve. Përpjekja e tij, me çdo kusht, për tu futur në një kazan
me partitë tjeta , është treguesii më i mirë se sa parimor janë dhe cila është
kauza e tyre.
Albini dhe VV, janë mësuar të krijojnë kauza vetem mbi
tragjeditë njerëzore. Kur këto nuk iu pinë ujë, tash kërkojnë aleat, jo për t’u
ofruar qytetarëve program politik e vperues për të mirën e tyre, por për ta
“mundur” PDK-në.
Më këtë po tregoni paraprakisht se jeni të pafuqishëm!