75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Koci uron Kurban Bajramin: Kjo festë na përkujton që e kemi hak mirësinë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Ai tha se kjo festë na përkujton që e kemi hak ndihmën njëri-tjetrit, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e Kocit:

Shpesh harrojmë të jemi njerëz, e mbi të gjitha, harrojmë të jemi njerëz të mirë.

Ndonjëherë na bie në mend – vonë.

Bëhemi pishman.

Prandaj, kjo festë e shenjtë na përkujton që ia kemi hak mirësinë dhe ndihmën njëri tjetrit, atyre që kanë nevojë, e mbi të gjitha atyre që janë ndryshe prej neve.

Paqja qoftë mbi ju!