Kocijancic kërkon në mediat serbe heqjen e taksës
Zëdhënësja e Bashkimit Evropianë, Maja Kocijancic e ka përsëritur edhe njëherë se taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për produktet serbe duhet të hiqet urgjentisht.
Ajo foli për mediumin serb ‘Beta’ ku tha se të gjitha lëvizjet dhe deklaratat e papajtueshme me interesat e përgjithshme duhet lënë jashtë, transmeton Indeksonline.
“BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin shpejtë angazhimet në dialog” u shprehë Kocijancic.
Zëdhënësja përkrahi krijimin e grupit negociatorë të Kosovës në Parlament, duke thënë se BE e mirëpret këtë. /Indeksonline/