16:23 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kocijançiç, përgënjeshtron mediat serbe: Mogherini nuk e lëshoi takimin me Kryeministrin Haradinaj

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian, pohon se nuk është e vërtetë që Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogerini të ketë lënë takimin e Këshillit të MSA-së ë cila është mbajtur ndërmjet BE dhe Kosovës.

Kocijančiç konfirmoi se Mogerini ishte në takim gjatë gjithë kohës me kryeministrin Ramush Haradinaj deri në përfundim të tij.

“Takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit  është mbajtur sipas agjendës kohore dhe se Mogherini ishte gjatë gjithë kohës në takim me Haradinajn”, tha Kocijançiç në një përgjigje me shkrim për portalin serb Insider.net, transmeton Indeksonline.

Lidhur me pretendimet e disa mediave serbe se konferenca për shtyp pas takimit u anulua dhe se u parapri nga një atmosferë e tensionuar , Kocijancic përsëriti se “konferenca u anulua për shkak të rendit të ditës”.

Më parë mediat njoftuan se Mogerini lëshoi takimin pasi kuptoi personalisht kërkesën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të përfshirë Shtetet e Bashkuara në negociatat me Prishtinën me Beogradin dhe se kjo ishte arsyeja pse ajo u largua nga takimi.

Ndërkaq Kocijançiq tha për Insider se tashmë ka bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“Kur është fjala për Shtetet e Bashkuara, ne punojmë ngushtë me ta në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe dialogun për të normalizuar marrëdhëniet,” tha Kocijançiç.

Në mbledhjen e Këshillit të MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës, mori pjesë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kryesuesja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogerini dhe komisionari i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn. /Indeksonline/