17:08 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Koçijançiq: Nuk ka standarde të dyfishta, por Kosova është unike

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiq ka hedhur poshtë akuzat se në Kataluni, veçanërisht në Spanjë, po aplikohen standarde të ndryshme se ato në fuqi për Serbinë në rastin e Kosovës, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare është universale, transmeton Indeksonline.

Koçijançiq ka thënë se Komisioni Evropian ka vlerësuar se rastet e Kosovës dhe të Katalunisë janë të pakrahasueshme”, ka theksuar ajo sot në një deklaratë për Tanjug, duke thënë se nuk ka standarde të dyfishta për askënd, por Kosova është rast unik.