20:04 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kodi Lee fiton “America’s Got Talent”, shikoni reagimin e këngëtarit të verbër dhe autik

Udhëtimi i gjatë i Kodi Lee përfundoi me sukses. 23-vjecari i verbër dhe autik mori fitoren e sezonit të 14-të të “America’s Got Talent”.

“Ndihem shumë i emocionuar. Është e pabesueshme”, tha Kodi në skenë pasi mësoi për fitoren.

Në performancën finale, ai këndoi këngën “You are the reason” në bashkëpunim me Leona Leëis dhe Cher.

Për fitoren, Kodi Lee do të shpërblehet me cmimin e 1 milionë dollarëve.

Kodi u kthye në fenomen që në maj kur dha performancën e parë, duke lënë pa fjalë jurinë dhe publikun. Ai këndoi këngën e Leon Russell, “A song for you”. /IndeksOnline/