08:26 / E Diele, 23 Prill 2023 / k.v

Kodra e Minatorëve/ Qendra e votimit e hapur me kohë, qytetarët po e shfrytëzojnë të drejtën e votës

Qendra e votimit në shkollën “Aziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve është hapur me kohë.

Megjithatë, numri i votuesve është minimal.

Vetëm një qytetar ka shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë qendër deri më tani.

Kujtojmë se në katër komunat veriore të vendit po mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq po votohet për kryetar komune.

Ndërkaq, në Zubin Potok e Zveçan po votohet për kryetar dhe kuvende komunale.