Kodra e Trimave i jep mbështetje Fiknete Bejtës
Kodra e Trimave po e përkrahë fuqishëm kandidaturën e Fiknete Bejtës. Kjo është konfirmuar edhe në takimin e sotëm në këtë lagje të Prishtinës.

I pranishëm në tubim ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Bejta ka thënë se mbështetjen e lagjes do ta përkthejë në punë e përkushtim për Kodrën e Trimave si deputete e ardhshme.
Ajo ka thënë se është e njoftuar mirë me të gjitha problemet dhe nevojat e lagjes pasi që e ka ngritur zërin edhe ai asambleiste në Kuvendin e Prishtinës.