Koeficientet e basteve, ja kush është favoriti sipas tyre

Barazi totale për sa u përket basteve të finales. Koeficient identik (2.8) për secilën mes Argjentinës dhe Francës, teksa barazimi vlerësohet me tri herë shumën e luajtur. 1.9 vlerësohet ngritja e trofeut nga secila, duke mos pasur asnjë favorite.
Kompanitë e basteve nuk janë treguar tepër bujare për golashënuesit. Rrjeta e Messit ka koeficient 2.62, teksa një gol i Mbape vlen 3 herë shumën e luajtur.
Për një bast mbi faktin se shënohen mbi tre gola koeficienti është 2.37, teksa 1.57 vlen një bast për më pak se tre. Sfida e basteve zgjerohet edhe te golashënuesit e tjerë të mundshëm. Një gol i Giroud vlerësohet me katër herë shumën e luajtur, ndërsa një i Hulian Alvarezit me 3.75