75 Mall Live Search
00:04 / E Diele, 03 Tetor 2021 / OSH

Koeman: A ndjehem i mbështetur? Po!

Skuadra e Barcelonës pësoi humbje ndaj Atleticos me rezultat 2-0 në Ëanda Metropolitano.

Por, pavarësisht situatës trajneri Ronald Koeman thotë se është i përkrahur në klub, pas deklaratës së presidentit Laporta i cili tha se Koeman nuk është nën presion.

“A ndihem i mbështetur? Po, tani, po. Ju mund të ndjeni se ka një ndjenjë me presidentin Laporta dhe ai e sheh situatën siç shpjegoi ai. Por ju gjithmonë vareni nga rezultatet, gjë që është për çdo trajner ” tha holandezi.

Pavarësisht kësaj, gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme se Barcelona po kërkon trajner të ri.