Koeman afër për tu emëruar trajner i skuadrës së famshme evropiane

Ronald Koeman është në listën e ngusht të Glasgow Rangers. Skuadra skoceze po kërkon menaxher të ri pas largimit të Steven Gerrard te Aston Villa.
Koeman që u shkarkua nga Barcelona para pak ditësh është në bisedime për të marr drejtimin e gjigantit skocez duke qenë i preferuari i drejtorit të skuadrës, Ross Wilson.
Në rast se Koeman nuk gjen gjuhën e përbashkët me Rangers, kampionët e Skocisë kanë alternativë Gatusson ose Van Bronckhorst./Indeksonline/