Koemani bën presion, e kërkon yllin e Liverpoolit për ta zëvendësuar Messin

Të martën u mësua se Leo Messi s’dëshiron të qëndrojë të Barcelona dhe ka kërkuar largimin nga klubi madje, duke përdorur një klauzolë që e liron atë pas asnjë cent.
Kur ka mbetur edhe një muaj deri në fund të merkatos, katalonasit tashmë duhet të gjejnë një lojtar që mbulon hapësirën e lënë nga argjentinasi, shkruan Indeksonline.
Sipas Marcas, Koemani është duke bërë presion te drejtuesit e Barcelonës për të transferuar yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.
Senegalezi ka qenë nën urdhrat e trajnerit holandez kur ishte lojtar i Southamptonit.
57-vjeçari tani kërkon ta rikthejë atë në një projekt të ri në Camp Nou.
Liverpooli e bleu Manen në vitin 2016 për 41 milionë euro, derisa vlera në treg sipas Transfermarktit është 120 milionë euro. /IndeksOnline/
