75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Koeman e ‘poshtëroi’ Piquen kundër Benficas

Pas largimit të Messit tifozët e Barcelonës ‘shikonin’ për një idol të ri në Camp Nou, me Gerrard Pique si njërin nga kandidatët pasi që është futbollist me shumë përvojë dhe ka fituar gjithçka në kampin katalunas.

Por, kështu nuk mendon trajneri i Barcelonës Ronald Koeman. Barcelona ishte në diavantazh pas tre minutave në ndeshjen kundër Benficës me golin e Nunez, teksa trajneri holandez e largoi nga loja spanjollin Pique në minutën e 30, për të futur në lojë mesfushorin Gavi, i cili ka gjysmën e viteve të moshës së Pique.

Njëherë u mendua se Pique ishte i lënduar, por kjo nuk ishte e vertëtë, e ky ndryshim nuk ndodhi as për të ndryshuar sistemin, pasi me t’u futur Gavi në lojë Frenkie de Jong u kthye në pozitën e Gerrard Pique.