14:09 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Koeman flet para ndeshjes me Real Madridin, përmend edhe të ardhmen e Sergio Ramosit

Trajneri Ronald Koeman ka folur para ndeshjes me Real Madridin.

Sot në konferencë për media, Koeman doli dhe foli për ndeshjen e së shtunës, shkruan IndeksOnline

Ai foli edhe për të ardhmen e Sergio Ramosit dhe Lionel Messit.

“Për të mirë të ligës, ata duhet të qëndrojnë dhe të luajnë. Duket se Ramos do të qëndroj në Real Madrid, ashtu edhe Lionel Messi me ne”, ka thënë Koeman.

Sa i përket ndeshjes së nesërme, Koeman thotë se rezultati nuk do të jetë definitiv për të vendosur luftën e klubit katalunas për titullin e La Ligas.

“Rezultati i nesërm nuk është vendimtar. Do të na mbetën edhe shumë ditë. Por ekipi që fiton nesër do të ketë shumë moral për të vazhduar”, vazhdoi trajneri holandez.

Kujtojmë që nesër nga ora 21:00, skuadra e Real Madridit e pret në shtëpi Barcelonën – ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga./IndeksOnline/