75 Mall Live Search
23:50 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Koeman flet pas triumfit ndaj Juves: Nuk më intereson çështja e presidentit!

Ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e Koeman u treguan më të Zot në këtë takim, ku shënuan dy herë, përmes Dembele në minutën e 14’të të takimit, dhe Messit në 90′ nga pika e bardhë, për të mbyllur kështu takimin në 0:2, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe Koeman, ku tha se nuk i interson çështja e presidentit te Barça dhe se ai e shikon vetëm aspektin sportiv.

“Ne duhet të mendojmë vetëm për aspektin sportiv dhe nuk më intereson çështja e Presidentit, shpresoj se nuk do të ndikojë tek ne. Sot ne kishim nevojë ta përfundonim ndeshjen më herët. Ne kemi pasur mundësi të qarta për të shënuar më shumë gola. Antoine ka pasur fat të keq.Ne kemi qenë superiorë, veçanërisht me lojën tonë, kemi pasur thellësi. Është një rezultat i drejtë me sa duket në ndeshje. Griezmann? Sot ai ishte i pafat” deklaroi Koeman pas ndeshjes.