Koeman flet për të ardhmen e Messit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Trajneri holandez, Ronald Koeman ka folur për të ardhmen e Lionel Messit pas eliminimit nga UEFA Champions League.
Skuadra e Barcelonës u eliminua nga Liga e Kampionëve pas disfatës ndaj Paris Saint-Germain me rezultat të përgjithshëm, 5-2, shkruan IndeksOnline.
A do të ndikoj ky rezultat në të ardhmen e Lionel Messit, përgjigjet Koeman: “Unë mendoj se Messi është duke i parë përmirësimet që po ndodhin në skuadër. Dhe, mendoj se vendimi i tij s’do të bëjë me cilësinë e ekipit”
Për ndeshjen Koeman nuk ka shumë fjalë, por me keqardhje thotë se të eliminohesh nga kompeticioni më i mirë në botën e futbollit, nuk është emocion i lehtë.
“Nuk është ndjenjë e mirë të eliminohesh nga kjo garë që vlenë shumë. Zhvilluam një pjesë të parë tejet të bukur. Merituam më shumë. Po të përfundonte pjesa e parë 1 me 2, gjithçka do të ishte ndryshe”, vazhdoi tutje trajneri i Barcelonës.
/IndeksOnline/