75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Koeman i jep fund spekulimeve, a do të bëhet trajner i Barcelonës?

Trajneri holandez, Ronald Koeman ka folur më në fund publikisht rreth mundësisë për ta udhëhequr Barcelonën.

Koeman ka thënë se nëse ndodhë do të ishte një ëndërr e realizuar për të, transmeton Indeksonline.

“Më ka befasuar gjithashtu, por Barcelona është i vetmi klub për të cilin kam pasur një klauzolë lirimi në kontratën time. Asgjë nuk është bërë deri sa të nënshkruhet gjithçka. Asgjë nuk është e sigurt derisa të ketë një marrëveshje të plotë. Nëse kjo ndodh, do të ishte një ëndërr e realizuar” u shprehë holandezi për “FOX Sports”.

Barcelona e shkarkoj së fundmi Quique Setien pas humbjes 2:8 kundër Bayern Munchen./Indeksonline/